Veshtulla është bima e cila mendohet se mund të ketë ndikim pozitiv te personat që vuajnë nga diabeti.
Pasi që përmbajtja e saj bën të mundur uljen shtypjes së gjakut, ekstraktet e veshtullës ndihmojnë edhe te migrena.
Veshtulla njihet edhe si ilaç kundër epilepsisë dhe kancerit, por ndikon mirë edhe kundër shtypjes së lartë të gjakut dhe arteriosiderozës.
Konsiderohet se krahas kaçes është ilaçi më i mirë natyral për sëmundjet e enëve të gjakut dhe të zemrës, pasi që përmban substanca që rregullojnë shtypjen e gjakut.Momentalisht po bëhen eksperimente të ndikimit të saj kundër kancerit dhe AIDS-it. Gjethet e saj përdoren për çaj dhe ekstraktet ndihmojnë edhe në shërimin e reumatizmit, artritit dhe forcimit të zemrës.
Receta bazë: Pluhuri nga bima e tharë dhe e imtësuar e bimës apo gjetheve merret dy herë në ditë, aq sa qëndron në majë të thikës. Merret me ujë apo përmes ushqimit. Nëse një lugë e vogël pluhur nga veshtulla lihet për 3 orë në 2 dl ujë të ngrohtë, do të fitoni një ekstrakt, i cili përdoret në dy shujta, gjysma në mëngjes e pjesa tjetër e mbetur në mbrëmje para gjumit. Ndërsa preferohet të pihet pa sheqer.
Atiq kërkon nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja që të fillojë pagesa e r...
Rakiq goditet me shishe boshe nga protestuesit
Përfundon takimin me Presidenten, ambasadori i SHBA-ve trego...
Begaj dekreton ligjin për rritjen e pagave në Shqipëri
KFOR u bën thirrje palëve të mos rrisin tensionet në veri
Ngrihet aktakuzë ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të ...