Venecia ka ndaluar hapjen e shitoreve të reja në qytetet për tri vitet e ardhshme, si pjesë e një përpjekje të vazhdueshme për të zvogëluar ndikimin e turizmit masiv.
Vendimi është pjesë e një përpjekje të gjërë për të ruajtur hijeshinë e Trashëgimisë Botërore, pasi shumë kisha, ura historike dhe kanale janë shfrytëzuar nga turistët si vend për ngrënie, transmeton portali arbresh.info

Të hahet në rrugët dhe sheshet e lashta të këtij qyteti të famshëm gjithashtu krijon një bollëk të mbeturinave dhe problemet e lidhura me parazitë dhe tufat e pulëbardha dhe pëllumbave.
Vendimi është marrë nga Luigi Brugnaro, kryebashkiaku i Venecias.

“Venecia është duke vdekur”, ka thënë ai. “E gjithë kjo po ndodh për shkak se një numër i madh turistësh janë shumë të pakujdesshëm”.
Shqetësimet në lidhje me ndikimin e turizmit në qytetin që strehon rreth 60 mijë vizitorë çdo ditë vazhdojnë të rriten./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...