Mbase nuk e kishit menduar më parë, por sipas mjekëve gjinekolog thuhet se mbajtja e sutjenave gjatë natës mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore. Ja disa prej tyre:
Pengojnë qarkullimin e gjakut: të brendshmet e ngushta, me tela etj çojnë në ngushtimin e lëkurës dhe për pasojë qarkullimi i gjakut pengohet në atë zonë. Vishni kanatjere pambuku kur flini gjumë.
Shkaktojnë hiperpigmentim:hiperpigmentim është nocioni që përdoret për njollat e errëta apo tonalitetet e errëta të lëkurës. Kjo është një gjendje që shkaktohet nga nivelet e rritura të melaninës, pigment i cili përcakton ngjyrën e lëkurës. Sutjenat që mbahen për një kohë të gjatë, sidomos gjatë natës shkaktojnë fërkim, irritim dhe dëmtim të lëkurës.
Mund të rrisin gjendrat e gjinjve: gjoksi duhet të qëndrojë i lirshëm, ju duhet të mbani të brendshme të përshtatshme që nuk ngushtojnë gjoksin dhe nuk mundësojnë krijimin e gungave apo anomalive të tjera të gjoksit.
Ndikon në sistemin limfatik: sutjenat e ngushta mund të çojnë në një inflamacion kronik të gjirit dhe mundësojnë mbajtjen e lëngjeve. Gjëndrat limfatike ndihmojnë në heqjen e toksinave nga zona e gjirit dhe nëse sistemi limfatik dëmtohet atëherë do të bëjë që toksinat të akumulohen në trup.
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike