Për mobilje e drurit, të cilat pas disa vitesh kanë humbur shkëlqimin dhe duken si të vjetra, vaji i ullirit dhe lëngu i limonit është zgjidhja më e mirë për t’i përmirësuar.
Vaji i ullirit i kthen shkëlqimin sipërfaqeve dhe krijon një shtresë mbrojtëse kundër pluhurit. Nga ana tjetër, limoni ka një veprim dezinfektues, i cili siguron një pastrim perfekt.
Me vetëm gjysmë filxhani vaj ulliri dhe çerek filxhani me lëng limoni, mobiljet tuaja do të shkëlqejnë. Përziejini së bashku mirë dhe përhapeni produktin e fituar në sipërfaqen e mobiljes.
Pastrojeni me ndihmën e një leckë mikrofibër ose me pambuk./TopChannel
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...