Një studim i ri i botuar në revistën “European Heart Journal” thotë se kur bëhet fjalë për efektet anti-plakje të stërvitjes, kardio është mbretëresha e tyre.
Stërvitjet si vrapimi, noti ose çiklimi dhe trajnimi me intensitet të lartë (HIIT), ngadalësuan shenjat e plakjes në nivel qelizor.
Një ekip studiuesish gjermanë klasifikuan 124 të rritur të shëndetshëm, por joaktivë midis moshave 30 dhe 60 vjet në katër grupe. Një grup vazhdoi me rutinat e tyre të ushtrimeve, ndërkaq tri grupe të tjera djersën trupën e tyre për seanca 45-minutëshe tri herë në javë për 26 javë.
Në përfundim të studimit, njerëzit në të tri grupet HIIT kishin përjetuar efekte anti-plakje falë stërvitjeve të tyre, ndërkohë që grupet e trajnimit joaktiv nuk përjetonin një gjë të tillë.
Këto efekte të reduktimit të orës biologjike u matën në nivel qelizor, duke ekzaminuar qelizat e bardha të gjakut.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...