Ky ujë është shpëtim për ata të cilët e heqin të zitë e ullirit me alergjinë.
Edhe pse pranvera llogaritet si stina e alergjisë, tek njerëzit që vuajnë nga alergjia, sulmet e ndryshme janë gjithmonë prezente. Prandaj është me rëndësi që rregullisht të shpëlajmë hundën në mënyrë që të heqim qafe polenin dhe pluhurin që shkaktojnë teshtitjen dhe të kruarit.
Ndihmë e shkëlqyeshme natyrore për shpëlarje të hundës është lëngu nga rrënjët e mëllagës së bardhë.
Një lugë të madhe të rrënjëve të mëllagës së bardhë e hedhim në 200 ml ujë të ftohtë, e lëmë të qëndrojë 2 – 3 orë. Lëngun e kullojmë dhe me të e shpëlajmë hundën.
Sasia e madhe e rrjedhjes së lëngut nga rrënjët e mëllagës së bardhë do të mbështjellë mukozën e hundës dhe do të ndikojë kundër inflamacionit
Edhe një këshillë është që para daljes nga shtëpia hundën ta lyeni me vaj ulliri apo me vaj kumaku, dhe në këtë mënyrë do të pengoni depërtimin e alergjenëve në hundë.
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...
Stavileci, PDK: Gjysmë ore kohë për të votuar, hap vendimtar...
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...