Një shishe e rrallë uiski me autografin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, është shitur për 6 mijë paund ose rreth 7 mije euro në një ankand në Glasgow.
Uiski 26-vjeçar GlenDronach, ishte ambalazhuar në vitin 2012, për të shënuar hapjen e Trump International Golf Links në Aberdeenshire. Një blerës kanadez ofroi dy herë më shumë se çmimi i përllogaritur për të siguruar shihen në ankandin e pijeve të rralla.
Sipas drejtuesve të ankandit kishte interes të madh për uiskin “Trump” dhe çmimi me të cilin shishja u shit, i kënaqi ata, pasi shishja u ble me një çmim disa herë më të lartë nga ai fillestar.
Sipas tyre, GlenDronach është një uiski i përsosur, sidoqoftë, lidhja me Trump-in i ka dhënë kësaj shisheje të veçantë edhe një prekje presidenciale.Përveç uiskit “Trump”, një shishe 52-vjeçare “Macallan 1950”, u shit për 10 mijë paund, ndërsa një shishe Black Bowmore u shit për 5,200 paund.
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...