Impresionizmi – Impresionoheni me atë që lexoni. Gjatë kohës sa jeni duke lexuar, ndaluni për pak qaste dhe imagjinoni skenën e asaj që lexoni; madje, për ta bërë atë edhe më interesante mund t’i shtoni elemente tjera interesante për ju.
Asociacioni – Përpiquni të lidhni tekstin me gjërat që tashmë i dini. Kjo teknikë përdoret për të rritur efektin e memorizimit dhe konstruktimit të gjërave në kujtesën tonë. Zakonisht është mirë që të bëjmë lidhjen e materialit që jemi duke lexuar momentalisht me gjërat që tashmë i dimë, që i kemi mësuar më parë, e më të cilat jemi të familjarizuar tanimë.
Përsëritja – Aq më shumë që të përsërisni, aq më shumë do të kujtoni. Psikologët thonë se “përsëritja është armiku më i madh i harresës”. Gjatë përsëritjes ju mund të rilexoni gjërat e nënvizuar ose të mbani shënime për t’iu kthyer atyre më pas.
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...