Flokë të shndritshëm e me volum është gjithçka vajzat me flokë të hollë duan, por gjetja e ekuilibrit midis shkëlqim natyral dhe yndyrës është më e vështirë nga se mendohet ! Sebumi është yndyra natyrale e flokëve që i mban ata të shëndetshëm, por mbiprodhimi i tij e bën më të vështirë përkujdesjen ndaj flokëve.
Më poshtë do të lexoni 7 produkte natyrale që mbajnë nën kontroll prodhimin e yndyrës dhe ato që nuk duhet t’i përdorni.
1. Aloe vera. Një mënyrë e shkëlqyer për të hequr qafe vajin nga flokët tuaja është xheli i aloe verës. Aplikoni xhel direkt në kokën tuaj dhe lëreni për pesë deri në shtatë minuta e më pas lajini flokët si normalisht.
2. Lëng limoni. Cosmopolitan gjithashtu rekomandon përdorimin e lëngut të limonit për të ndihmuar në rivendosjen e pH në lëkurën e kokës. Përzieni 1/2 filxhan ujë me lëngun e një limoni dhe aplikojeni në rrënjët e flokëve.
3. Birra. Alkooli ka aftësi të thajë yndyrën e kokës ! Ajo që duhet të bëni është të lani flokët me birrë e më pas t’i shpëlani .
MOS PËRDORNI
1. Uthull molle
WebMD thotë se duhet ta shmangni përdorimin e saj pasi me kalimin e kohës ajo do të dëmtojë flokët tuaj
2. Sode buke. Një tjetër përbërës që duhet shmangur kur vjen puna tek kujdesi për flokët është soda e bukës. Do t’i thajë flokët e do t’i elektrizojë./living.al
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...