Veshjet me printime leopardi janë një tendencë prej vitesh tashmë, e duket se nuk kanë ndërmend të largohen nga industria e modës. Janë moderne dhe elegante, po aq sa ekstravagante dhe të guximshme.
Por, nëqoftëse deri pak muaj më parë, stilistët i sillnin për muajt e dimrit, në pallto apo xhaketa, tashmë prestigjiozja “Vogue” i sugjeron për muajt e fundit, të sjella në funde të gjatë e të hollë.
Madje, ky është trendi i kësaj vere: fundi që shkon me gjithçka dhe që mund të vishet në çdo orë të ditës, gjatë paradites për një kafe, apo në plazh, apo gjatë mbrëmjes shoqëruar me taka të larta.
Janë personazhet e njohur të “showbizz”-it, që e kanë përqafuar këtë tendencë që në fillim të majit e qershorit, por tashmë trendi më i fundit në Instagram është një foto me një fund me printime leopardi.
“Nëqoftëse kohët e fundit ke lundruar sadopak në Instagram apo Facebook, – shkruan “Vogue” në numrin e gushtit, – atëherë me siguri ke parë që fundi leopard është ndër të vetmit që reklamohen aq shumë dhe të gjithë po i blejnë dhe po i postojnë në rrjetet sociale”.
Dizenjuar fillimisht nga një stilist australian, fundi që tashmë mban emrin “Naomi” ka pushtuar industrinë e modës. E para që lançoi këtë model të ri ishte “Zara”, me klientët që nxituan të blejnë të parët fundin për të qenë më “in” këtë verë.

Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur