Të martuarit kanë shumë arsye për të qenë të lumtur: i ndajnë shpenzimet financiare, mund të jetojnë pa frikën se do të vdesin në vetmi dhe mund të shpenzojnë kohë me çifte tjera të martuara. Por, ka edhe një arsye tjetër se përse të martuarit ndihen mirë për vetveten.
Sipas një studimi të ri, individët të cilët janë të martuar kanë mirëqenie më të mirë dhe janë të kënaqur më shumë në jetë. Në letrën e publikuar në ‘Journal of Happiness Studies’,hulumtuesit kanë marrë të dhëna nga dy anketime të Mbretërisë së Bashkuar për t’i ekzaminuar përfitimet e martesës.
Pas ekzaminimit të tërësishëm të të dhënave, shkencëtarët kishin zbuluar se martesa në mënyrë drastike ndikon në rritjen e kënaqësisë në jetë, e veçanërisht tek ata që i afrohen moshës së mesme. Edhe miqësia mes të martuarve është çelës për një jetë të gjatë e të mbushur me lumturi.
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...