Një e vërtetë e madhe për Demat është se flitet për njerëz të skajeve. Kur janë besnikë, janë vërtetë besnikë. Nëse janë të pabesë, janë tmerrësisht të pabesë.
Nëse shpenzojnë, janë xhepshpuar. Kur janë kurrnacë, ia kalojnë Gjirokastritëve. Pra, përgatituni për skaje! Nuk u duket, sepse kanë karakter të qetë.
Në përgjithësi u pëlqen paraqitja, pra duan të kenë në krah një femër të bukur dhe të mbajtur, i japin jashtëzakonisht shumë rëndësi seksit. Nëse Demit i pëlqeni në shtrat, do gjunjëzohet përjetësisht para jush.
Nëse jo, ka mundësi të mos e shikoni kurrë më. Kur dëshirojnë, lidhen lehtë. Kur nuk duan, nuk lidhen fare (e thamë, nuk kanë mesatare).Edhe në punë; ose janë shumë të sukseshëm ose nuk u ecën aspak ose kalojnë nga njëra tek tjetra pa shumë vështirësi dhe pa humbur asgjë.
Demi nuk e do aq shumë gruan amvisë, aq sa do një grua të zhvilluar, të formuar mendërisht dhe mbresëlënëse. I pëlqejnë shëtitjet, ushqimi i mirë, udhëtimet dhe argëtimi, po aq sa edhe të rrijë me partneren në shtëpi dhe të shohin televizor sëbashku. Nëpërgjithësi i pëlqen ta ndjekin në ato që do ai dhe jo të ndjekë ai të tjerët. Shpenzon për një grua dhe investon në lidhje, kur ka kuptuar se ajo është “e duhura”. Zakonisht e tërheqin vajzat tip, ato që nuk kanë për qëllim t’i lidhin këmbët. Aty shkon dhe ngjitet vetë…
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...