Procesi i pastrimit të lëkurës mund të kërkojë më shumë produkte sesa thjesht larësi dhe uji! Grumbullimi i papastërtive , qelizave të vdekura për një kohë të gjatë favorizon shfaqjen e puçrrave, akneve etj. Sapunët antibakterialë nuk do të ishte zgjidhja ideale, sepse bakteret mund të krijojnë imuntet ndaj substancave të këtyre produkteve! Zgjidhja e vetme është të bëni lëkurën, një terren të papërshtatshëm për mikroorganizmat dhe bakteret e për këtë ju vjen në ndihmë uthulla e mollës eliksiri i bukurisë i cili balancon pH e lëkurës! Më poshtë do të rendisim katër arsye përse duhet ta shpëlani lëkurën e fytyrës me uthull molle
1.Zbeh njollat e errëta dhe njëtrajtëson ngjyrën e lëkurës
Për të zbehur njollat e errëta në lëkurë duhet të lagni një pambuk me uthull molle dhe të lyeni me të pjesët e hiperpigmentuara. Lëreni pambukun për rreth 30 minuta në zonat më të errëta të lëkurës e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë dy herë në ditë. Ju do të vini re ndryshime brenda një jave.
Uthulla mund të përdoret si një toner që ka vetinë të eleminojë bakteret e dëmshme, si dhe papastërtitë e tepërta nga poret tuaja. Holloni një lugë uthull molle me tre lugë ujë dhe më pas aplikojeni në fytyrë me një pambuk. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në ditë.
Uthulla e mollës përmban beta-karoten një antioksidant që lufton radikalet e lira. Kur uthulla aplikohet në lëkurë, ajo rikthen pamjen rinore dhe gjallërinë e lëkurës. Është i njëjti perdorim si tek rasti i akneve
Uthulla e mollës ka aftesi diuretike; ajo promovon sekretim e toksinave dhe mbeturinave.
Të paktën 37 të vdekur nga përmbytjet e rrufeshme në Safi të...
Gjithçka është gati për ceremoninë e nesërme të çmimeve të F...
A do të numërohen fletëvotimet edhe natën e Vitit të Ri, fla...
Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovë...
Nis protesta e PD-së para Kryeministrisë
Çarmatosi të dyshuarin – mblidhen më shumë se 900 mijë dolla...