
green soup spinach onion spices side view
Çfarëdo ushqimi që ju pëlqen, mos harroni të hani diçka “në një lugë”, sepse supat janë një ndër ushqimet që ndihmojnë shumë në forcimin e imunitetit dhe në parandalimin e sëmundjeve.
Nëse jeni të lodhur nga supat klasike, ne kemi një sugjerim të shkëlqyeshëm, transmeton portal arbresh.info
Përbërësit:
Gjysmë kilogrami spinaq
1 presh
1 karrotë
2 thelpinjë hudhër
2 lugë miell
1 litër ujë
kripë
majdanoz
piper
Përgatitja:
Pastroni spinaqin, lajeni dhe gatuajeni për një minutë në ujë të vluar. Më pas kullojeni dhe priteni në copa të vogla. Skuqni preshin e copëtuar në vaj, si dhe karrotat e grira imët. Kur të zbuten, shtoni miell dhe përzieni në zjarr të ngadaltë për rreth një minutë, pastaj shtoni hudhrën dhe përzieni. Në fund shtoni spinaqin dhe hidhni ujë. Gatuajeni për 15 minuta në nxehtësi mesatare. Shërbejeni supën duke i shtuar edhe një top salcë kosi. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim