A keni dashur që të ekzistonte magji me të cilën do të bëheshit më atraktive për gjininë e kundërt, apo të paktën të ju bëjë të kuptoni se cili është i dhënë pas jush? Nuk ju duhet magji po shkencë, ja si meshkujt dhe femrat mund të mësojnë se si lexohen shenjat e trupit.
Sinjalet që duhet t`i dinë meshkujt
Kur femrat lëvizin lehtë flokët e tyre: Nëse jeni duke biseduar me një femër dhe ajo lëviz butësisht me flokët e saj atëherë me siguri që është e interesuar për ju. Edhe femrat me flokë të shkurtra e bëjnë këtë gjë, do të habiteni se sa shpesh femrat i përdorin flokët e tyre për të treguar se kujdesen për dikë.
Kur femrat pa vetëdije e prekin trupin e tyre: Kjo gjuhë e trupit është e nivelit themelor. Nëse shihni një femër duke shtrënguar qafën, fytin apo kofshën, atëherë varet nga veprimi i mashkullit nëse ajo do të vazhdojë të shpreh interesim.
Nëse femra e mban këmbët njëra mbi tjetrën: shanset janë se drejtimi i gjurit tregon personin të cilin e konsideron më atraktiv.
Kur femrat e “ofrojnë” fytyrën e tyre “ekspozitë”: Një femër që mundohet të fitojë vëmendjen e një mashkulli, me bërrylat e mbështetur në sipërfaqe, me duart njëra mbi tjetrën dhe me fytyrën e mbështetur në duar, duke ua ofruar fytyrën si në ekspozitë që të kënaqeni me të, me siguri ka interes të veçantë për ju.
Sinjalet që duhet t`i dinë femrat
Kur meshkujt i kanë gishtat e mëdhenj të dorës të spikatur: Gishtat e mëdhenj të dorës janë të shquar në shumë gjeste pasi ato përfaqësojnë forcën e karakterit dhe egos. Një mashkull që ndodhet pranë një femre që i pëlqen do i mbajë gishtat jashtë nëse i ka duart brenda në xhep.
Kur gishtat e tyre tregojnë se çfarë dëshirojnë të vëreni: Kur gishtat e mëdhenj të dorës janë duke u varur në rrip apo në pjesën e sipërme të xhepave që të kufizojë pjesën e organeve gjenitale, është indikator i qëndrimit agresiv seksual.
Kur mundohen së tepërmi: Që të duken më atraktivë, meshkujt do të ujdisin rrobat e tyre pa vetëdije. Do të shtrëngojnë kravatën, do të pastrojnë pluhurin imagjinar nga supet, e tërë kjo tregon se është i interesuar për ju.
Kur zënë shumë hapsirë: Nëse mashkulli i vendos duart në ijet e tij për të zërë sa më shumë hapsirë për shkak se dëshiron të vërehet, ai dëshiron të fitojë vëmendjen e dikujt./femra.net
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale