Me siguri e keni vëne re se si peshqirët e rinj pas disa larjeve e humbin butësinë, pavarësisht llojit të zbutësit që përdorni.
Nëse do të kishim mundësi do t’i fshihnim në anën më të errët të dollapit ose do i hidhnim me të parën në plehëra. Por jo të gjithë kanë mundësinë t’i lejojnë vetes shpenzime të çmendura. Fatmirësisht ekziston një mënyrë për t’i rikthyer butësinë peshqirëve dhe për t’i bërë ata të duken si të rinj.
Gjyshet rekomandojnë të pëdorni uthull të bardhë rrushi. Uthulla e bardhë e rrushit përdoret për të zbardhur, zbutur dhe larguar erën e keqe të peshqirëve pa i ashpërsuar ato me substanca kimike. Ky ingredient mund të përdoret për të gjitha materialet e peshqirëve. Uthulla nuk përmban taninë (lëndë që nxirret nga frytet ose lëvoret e disa bimëve dhe përdoret në industri për të zbutur pëlhurat) dhe kushton lirë.
Ja cilat janë disa nga veprimet e saj kryesore në larjen e rrobave :
Nëse doni t’u riktheni butësinë peshqirëve të vjetër veproni në këtë mënyrë. Këshilla e parë është që të mos përzieni peshqirët me materiale të ndryshme veshjesh në makinë larëse, pasi nuk do të zbuten mirë. Vendosini ato në lavatriçe dhe shtoni një filxhan kafeje me uthull të bardhë dhe një lugë gjelle sodë bukë. Uthulla jo vetëm që do t’i zbusë peshqirët, por do të pastrojë edhe makinën larëse dhe do të largojë erën e keqe. Pas tharjes do e kuptoni sa i rëndësishëm është ky truk dhe sa ekonomik për të gjithë zonjat.
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...