
SSUCv3H4sIAAAAAAAEAJ2Ry27EIAxF95X6DxHrIPFMQn+l6oIATVEzYQRkqmqUfy+PRGLdFfiYa1+b5+tL1wGrwVsHJkbQ9MklFIphyDAicKbMQEoxQmSiXAwU9EUwy2BV0jxzlAus6x6il9G6LWHUn9xoG523cs0ws6PqQ5RxDybkEidSMpolva3w1F993mvcXYmSTIpsG/QNC/tc2IWO/t/Kevm4RpGL2dRvMdwM4s1qZB3k9AiownrUmkExcQKZEQpKwhhEYiSaMy4UH0qXWhp8/0Tjb+0qHlYb18Ry19Y1W3k4JdcsoI2Tu7fKbksjc/HL+HbD6YvcrQGbi8X5uQig0xfkEFOMOSEI4WEUQzpR8nv8AYuJX8QrAgAA
Prindër, kur dëgjoni fëmijën tuaj që qan, bërtet dhe insiston që t’i plotësoni kërkesën, mos u nënshtroni, sepse nuk do të zgjidhni gjë dhe ç’është më e keqja, do ta fiksoni edhe më shumë këtë sjellje të fëmijës tuaj.
Shkencëtarët e shpjegojnë këtë sjellje të fëmijëve si një tregues inteligjence. Fëmija përpiqet të imponohet për të realizuar dëshirat dhe kërkesat e veta.
Prindërit duhet ta marrin me qetësi dhe të mos plotësojnë kërkesën e fëmijës pse qan apo bërtet.
Duhet t’i japin të drejtë që mërzitet, por zgjidhja duhet të ndodhë pasi fëmija të pushojë të qarën apo të bërtiturën. Prindërit duhet t’i thonë:” mbaro të qarën dhe më pas flasim për të gjetur zgjidhje.”
Kur fëmija pushon dhe kërkesa është e plotësueshme, plotësojani duke i thënë e shikon, gjërat zgjidhen me fjalë dhe jo me të qarë.
Prindër mos u turpëroni kur skenat ndodhin në rrugë, por ruani qetësinë dhe përsëritni shprehjen: ” mbaro të qarën, unë jam këtu me ty, nuk je vetëm, përpiqu ta qetësosh veten siç e bërë dje”.
Ose pasi pushon, përgëzojeni duke i thënë, se radhën e shkuar t’u desh më shumë kohë për të qetësuar veten dhe të pushojë së bërtituri.
E shikon që po e mëson edhe këtë mundësi që ke për të qetësuar vetë veten tënde. Tek e fundit i rrituri prandaj është pranë fëmijës që ta ndihmojë të arrij vetëqetësimin ashtu siç e ka nxitur të ecë të flasë po ashtu po i mëson të vetëqetësohet.
Kështu i mëson fëmijës të mendojë, të zgjedhë e të gjejë forcat e veta për t’ia dalë.
Edhe një gjë të fundit, mos lejoni të huajt të ndërhyjnë në këtë proces ndërgjegjësimi dhe zhvillimi të fëmijës për veten, qofshin këta edhe gjyshërit.-Lira Gjika,
Pediatre./Mesazhi/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A