Simpatia është zakoni për të qenë gjithmonë i dhembshur ndaj të tjerëve. Empatia shkon më tej; do të thotë të njohësh emocionet e të tjerëve dhe t’i përjetosh si të ishin të tuat.
Shpesh, njerëzit empatik e ndiejnë dhimbjen e të tjerëve, përfshihen dhe vuajnë njësoj si ata. Kjo i bën të ndihen keq emocionalisht dhe ndikon në zakonet e tyre që mund të jenë shumë më të mira e të gjalla.
Nëse keni qenë ndonjëherë në një dhomë me një njeri negativ, e kuptoni se sa të prekshme mund të bëhen ndjesitë e tyre. Rëndesa e kësaj situate ndikon mbi ju, duke iu ndryshuar gjithë gjendjen. Në këto raste duhet të mësoni të mbroni veten nga energjitë toksike sepse gjendja emocionale do t’iu ndikojë mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht. Kemi 4 propozime sit ë shpëtoni nga këto situata:
1. Shpërfill gjithë ankesat, thashethemet apo bisedat që të largojnë humorin. Edhe nëse dëgjon që të flasin rreth teje, lëri ta bëjnë, mos e merr seriozisht! Jo të gjithë na pëlqejnë, mësohu me këtë!
2. Mjaft e ushqyet ‘bishën’. Janë disa njerëz, të quajtur vampirë emocionesh, mbi të cilët është e kotë të investosh. Nëse e bëni, do ta gjeni veten të lodhur emocionalisht dhe sërish e gjithmonë me problem të pazgjidhura!
3. Shijoni natyrën! Këtë duhet ta bëni të paktën 1 herë në javë. Kaotizmi i energjive ka ngatërruar gjithçka prandaj jepini kohë vetes, shijoni natyrën në paqe!
4. Kujtoni gjithmonë se kush është ‘përgjegjësi’ për ju! Jeni ju vetë prandaj mos lejoni asgjë dhe askënd të ndërhyj…
Osmani u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në vo...
Lulzim Hetemi voton: Shteti ndërtohet me përgjegjësi qytetar...
KQZ njofton se deri në orën 15:00 kanë votuar 24,91% e qytet...
Shqipe Selimi voton bashkë me djalin: Bëje edhe ti pjesën të...
Kryetari i KQZ-së deklarohet sërish për problemet me rrymë n...
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet