Lëkura kërkon një kujdes shumë special gjatë ditëve të dimrit dhe kjo është mëse e nevojshme, sepse është vetë lëkura ajo që pasqyron mënyrën e jetesës sonë.
Një dietë e pashëndetshme do të shkaktojë shumë procese inflamatore, pavarëisht nga kujdesi i jashtëm, transmeton portal arbresh.info
“Lëkura ndryshon vazhdimisht dhe kjo varet nga mënyra se si hamë, si jetojmë dhe se sa ujë pimë. Duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj dhe të rregullojmë dietën bazuar në moshën që kemi. Gjatë dimrit, kur temperaturat janë të ulta, duhet të përdorim produktet ultrahidratuese, që mbrojnë nga i ftohti dhe era”, tha dermatologia amerikane Angelica Walker.
Gjithashtu, nëse nuk shihni ndonjë ndryshim dramatik në lëkurë, pavarësisht motit, nuk është e nevojshme të ndryshoni në mënyrë drastike ritualet.
Në temperatura të ulëta është mirë të aplikoni një shtresë tjetër kremi në ditë, pasi temperaturat e ulëta e than fytyrën. Qëndrimi në ajër të ftohtë i bën mirë lëkurës, por duhet ta mbroni me krem për ta mbajtur fytyrën të butë./arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...