Rrudhat janë shenjat që vitet lënë në lëkurën e gjithsecilit prej nesh, e sa gjenetike, ky proces ndikohet dhe nga faktorë te ndryshëm të jashtëm e stili i jetesës në përgjithësi.
Rrudhat e para që shfaqen janë në fytyrë dhe kryesisht në zonën rreth buzëve dhe syve.
Ekspozimi në diell, mungesa e gjumit, pirja e duhanit, mimikat etj përshpetojnë procesin e shfaqjes së rrudhave, por për fat te mire ka shumë mënyra e përbërës natyralë që mund të trajtojnë rrudhat e para e te zbehin këto te fundit në zonën e syve, shkruan Living.al.
1.Trangulli eshtë i pasur me tiaminë, riboflavin, niacin, vitamina B që jo vetëm hidratojnë lëkurë por dhe e qeteson dhe e pastron në thellësi.
2. E bardha e vezës ka efekt lifting dhe aplikimi i saj në fytyre redukton në kohë dhe sheshon rrudhat e reja
3. Vaji i kokosit është i pasur në vitaminë E, shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Lyeni pak zonën rreth syve në mbrëmje e në mëngjes do të shihni që çehra juaj do të jetë më e gjallë.
4. Acidi glikolik i gjendur në qumësht ndihmon në riparimin e lëkurës dhe promovon prodhimin e kolagjenit.
5. Kos dhe mjaltë: Kjo maskë jo vetëm rregullon teksturën e lëkurës, por eleminon qelizat e vdekura dhe e hidraton në nivel qelizor.
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro