Hap pas hapi 1- Vini gjysmë litri qumësht në tenxhere dhe hidhini një zarf vanilje. Çojeni në vlim dhe pastaj largojeni nga zjarri që të vaket.
Këshillë: Mos i përdorni as qumështin dhe as vezët nëse nuk janë shumë të freskëta, përndryshe shija e akullores nuk do të jetë ajo që prisni. 2- Përgatisni kremin bazë: Merrni 6 të verdha vezësh dhe rrihini fort me sheqer derisa të bëhet një masë e zbardhur, e fryrë dhe me shkumë.
Këshillë: Për t’i rrahur të verdhat më shpejt, kujtohuni t’i nxirrni vezët nga frigoriferi të paktën një orë para se t’i përdorni. Duhet të jenë në temperaturën e ambientit. 3- Shkrijeni përbërjen e vezëve me sheqer në qumësht të ngrohtë dhe pastaj hidheni në një tenxhere me fund të trashë. Ziejeni kremin me zjarr shumë të ulët dhe mos e ndërprisni përzierjen derisa të fillojë të trashet. Hiqeni nga zjarri dhe vijoni ta përzieni derisa kremi të jetë ftohur aq sa të mos nxjerrë më avull nga sipërfaqja.
Këshillë: Për ta ftohur më shpejt kremin, futeni tenxheren në një tjetër më të madhe që e keni mbushur me kube akulli të spërkatura me nja dy lugë kripë, të cilat do ta vonojnë shkrirjen e akullit. 4- Nëse e doni akulloren me fruta, në këtë pikë kremit mund t’i shtoni 100-150 gramë tul frutash të bërë pure. Mund të zgjidhni pjeshkë, banane, luleshtrydhe, mollë dhe dardhë… të pjekura dhe të ëmbla. 5- Hidheni kremin në një kuti metalike që e kishit futur më parë në frigorifer, nivelojeni me shpinën e një luge dhe vëreni sërish në frigorifer, në pjesën e ngrirjes.
Këshillë: Përdorimi i vasketës metalike ndikon në ftohjen më të shpejtë të akullores. 6- Pas 20 minutash, kur kremi ka filluar të ngrijë në faqet e enës, nxirreni nga frigoriferi dhe përziejeni me lugë nga jashtë brenda. Përsëriteni veprimin 5-6 herë, çdo 20 minuta.
Këshillë: Nëse nuk doni ta përdorni menjëherë ruajeni në pjesën e ngrirjes së frigoriferit. Por, një orë para se ta përdorni, hiqeni nga akulli dhe lëreni në pjesën e poshtme të frigoriferit që të zbutet.
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...