Vaji i ullirit konsiderohet si një ndër ushqimet më të shëndetshme.
Përpos që mund të përdoret në gatim, vaji i ullirit ka përfitime të mëdha edhe nëse përdoret për mirëmbajtjen e lëkurës, transmeton portal arbresh.info
Mund t’ju duket pak e çuditshme, por vaji i ullirit është një nga produktet më të mira natyrale për kujdesin e lëkurës dhe është shumë më i lirë se shumë produkte të tjera në shitje.
Vaji i ullirit pritet që të shtrenjtohet këtë vit
Përdoreni si pastrues grimi
Vaji i ullirit është një ilaç natyral për të hequr edhe grimin më të komplikuar (përveç grimit të përhershëm, sigurisht). Duke derdhur pak mbi një top pambuku, mund të përfitoni nga një ilaç natyral, jo toksik dhe pa erë.
Përdoreni si produkt për kujdesin e lëkurës ose si krem nate
Ndryshe nga sa mund të mendoni, vaji i ullirit nuk e bën lëkurën e fytyrës të yndyrshme. Vaji i ullirit është një produkt natyral që përthithet shpejt nga poret e lëkurës dhe bën vërtet mrekulli. Prandaj është produkti ideal për kujdesin e përditshëm të lëkurës tuaj, veçanërisht nëse keni lëkurë të thatë./arbresh.info/
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...