Si ndikojnë telefonat e mençur në jetën tuaj?

BERLIN, GERMANY - SEPTEMBER 19: A shopper ltries out the new Apple iPhone 6 at the Apple Store on the first day of sales of the new phone in Germany on September 19, 2014 in Berlin, Germany. Hundreds of people had waited in a line that went around the block through the night in order to be among the first people to buy the new smartphone, which comes in two versions: the Apple iPhone 6 and the somewhat larger Apple iPhone 6 Plus. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

17:30 | 29 Nëntor 2016
Arbresh.info

Sipas një studimi të bërë nga kompania hulumtuese “Harris Interactive”, 20% e përdoruesve të smartphone-ve nga mosha 18 deri 34 vjeçare kanë raportuar se kanë përdorur smartphone-in gjatë seksit.

Shkrimtari shkencor Daniel Goleman, që ka kryer doktoratën për psikologji në Universitetin e Harvardit , në librin e tij të ri të titulluar “Focus” trajton ndikimin e kësaj teknologjie të re në jetën tonë. Ai thotë që smartphone-ët na stresojnë, na ndikojnë në vëmendje, në kualitetin e jetës dhe në marrëdhëniet me shoqërinë.

Goleman thotë që në studimet e fundit mbi vëmendjen, ka vërejtur se kjo është një veti njerëzore e rrezikuar nga teknologjitë e reja. Këto pajisje janë atraktive, por ne nuk vërejmë çfarë po humbin nga jeta reale. Ne duhet ti kushtojmë vëmendje jetës reale, njeriut që është afër nesh, dhe jo një pajisjeje elektrike.

Sipas një studimi, nëse ju jeni duke i folur një fëmije, dhe telefoni i dikujt në dhomë cingëron, ai do zhvendosë vëmendjen nga ju dhe t’i kushtojë vëmendje telefonit. Kjo është një shenjë shqetësuese e refuzimit social.

Kur u pyet se nëse njerëzit do të mësohen dhe adaptohen me smatphone-ët, Goleman u përgjigj: “Edhe gratë e abuzuar mësohen me abuzim, kjo nuk do të thotë që është e drejtë. Unë mendoj se ne duhet të kufizojmë ndikimin e mediave sociale në jetën dhe vëmendjen tonë “, raporton Worldpress.

Shpërndaje në rrjete sociale