Shtëpitë publike në Britani kanë marrë hov të madh, duke sjellur shqetësim të madh te qytetarët. Madje, ky fenomen është një ndër titujt kryesorë të disa mediave në Britani.
Zyrtarët thonë se kanë të bëjnë me 30 shtëpi publike që ndodhen në zonat e banuara, të cilat janë ngritur vetëm gjashtë muaj pasi një bandë rumune u godit për hapjen e shtëpive publike në qytet, transmeton portali arbresh.info.
Sipas policisë në qytetin Sëindon janë identifikuar më shumë se 40 viktima.
Megjithatë, trendi i përdorimit të shtëpive të banuara si shtëpi publike nuk është asgjë e re në Britani. Në prill të vitit 2016, të tilla raste janë shfaqur edhe në Cumbria, në qytetin e vogël Barroë.
Mediat lokale raportojnë se bandat kriminale kanë në shënjestër refugjatet që i shfrytëzojnë si prostituta.
Një pronare e një shtëpisë private ka theksuar se një çift rumun kishte kërkuar adresën e shtëpisë së saj, për të marrë një dhomë kinse me qera, por disa javë më vonë adresa e saj është përfshirë në disa sajte të reklamave të seksit.
Autoritet lokale kanë kërkuar nga banorët në Sëidon që të verifikojnë adresat e shtëpive nëse shfaqen në ndonjë sajt për reklamim./Arbresh.info
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...