Shkencëtarët kanë organizuar një test memorie, i cili tregoi se pjesëmarrësit në provë, të cilët mbyllin sytë për 23 për qind kishin më të fortë aftësinë e memories. Në kuadër të provës, 200 persona kanë shikuar filma të shkurtër, pas së cilës iu parashutuan pyetje lidhur me filmin, transmeton AA. Nga gjysma e pjesëmarrësve u kërkua që të mbyllin sytë para se ata të përgjigjen.
Pjesëmarrësit kanë shikuar një film, në të cilin mjeshtri merret me riparimin e banesës ku ai vjedh gjëra të caktuara. Ata të cilët mbyllnin sytë para se i përgjigjeshin pyetjeve në lidhje me filmin, 71 për qind qëllonin detajet, ndërsa ata që nuk e bënin këtë deri sa jepnin përgjigje, vetëm 48 për qind prej tyre qëllonin detajet e filmit. Rezultate të ngjashme tregoi testi i dytë ku pjesëmarrësit shikuan një film të shkurtër në lidhje me rastin e pazgjidhur të vrasjes.
Ky test tregoi që personat që mbyllin sytë kanë aftësi më të madhe për të kujtuar detajet dhe pjesë nga filmi. Shkencëtarët nga Universiteti i Britanik, Surrey kanë gjetur se mbyllja e syve mundëson parandalimin e elementeve të jashtme që dëmtojnë përqendrimin, konkretisht ndihmon që në mendje “të vizatojnë fotografinë” e personazheve dhe objekteve. Hulumtim i shkencëtarëve britanikë është botuar në revistën “Legal and Criminological Psychology”.
KFOR u bën thirrje palëve të mos rrisin tensionet në veri
Ngrihet aktakuzë ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të ...
Protestuesit këndojnë e vallëzojnë para objektit të komunës ...
Lista Serbe paraqet dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve
Musliu: Njerëz të maskuar në protestat në veri, ata mund të ...
Ambasadori i SHBA-ve del nga takimi me kryetarët e komunave ...