Kur ju dhe lëkura juaj nuk flisni të njëjtën gjuhë nuk është një shenjë e mirë. Lëkura është një organ inteligjent dhe është vija e parë e sistemit imunitar duke pasur në këtë mënyrë aftësi shembullore komunikimi. Ju vetëm duhet të kuptoni shenjat.
Më poshtë do të lexoni 4 shenjat që lëkura juaj ju dërgon kur nuk pranon produktet kozmetike apo ato të kujdesit.
1.Kruajtje
Sinjali themelor që dërgon lëkura është kruajtja dhe mund të jetë tregues i një alergjie. Nëse një produkt ju shkakton kruajtje ndërpriteni menjëherë përdorimin dhe konsulotohuni me një dermatolog.
2.Dhimbje (djegie)
Nëse ju ndjeni thumbime në siperfaqen e lëkurës, kjo ndodh sepse trupi juaj është inflamuar dhe mund të kaloni ndonjë infeksion të lehtë. Shumë njerëz që vuajnë nga eczema apo rosacea ndjejnë djegie kur përdorin produkte të ndryshme kozmetike pasi mund të kenë përbërës shumë të ashpër për lëkurën tuaj,
3 Skuqje
Inflamacioni shpesh shoqërohet me dhimbje ose kruarje, por ndonjëherë mund të jetë një problem edhe më serioz i mbuluar nën lëkurë. Qëndro larg produkteve që të skuqin lëkurën dhe të irritojnë.
4.Puçrrat janë një tjetër shenjë që lëkura juaj nuk poi toleron produktet me të cilat po lyeni lëkurën.
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë