SHBA: Punëtorja e spitalit shpenzon paratë e saj për t’u blerë dhurata fëmijëve të sëmurë

19:12 | 15 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Një punëtore në një spital në Çikago ka shpenzuar paratë e saj për t’u blerë dhurata fëmijëve të sëmurë, në mënyrë që edhe ata të ndjehen mirë gjatë pushimeve të fund vitit.

Për tetë vite me rradhe, Jessie Tendayi, ndihmësja e shërbimit të ushqimit në Trinity Hospital ka punuar në ndrrime tjera dhe ka kursyer para me qëllim për të përmbushur mision e saj, transmeton arbresh.info.

“Ajo që sjell gëzim për mua, gjithashtu sjell gëzim edhe për fëmijët,” ka thënë ajo.

Ajo dhe burri i saj, u laguan nga Zimbabve 19 vite më parë dhe u zhvendosën në Çikago. Ata nuk kanë fëmijë të tyre, megjithatë Tenday thotë se tani ‘kam më shumë se një fëmijë.”

Tenday filloi të shpërndantë dhurata në vitin 2009, por tani bujaria e saj është dhjetë herë më e madhe./Arbresh.info

3b6720eb00000578-4036040-image-a-2_1481795389762 3b6720ef00000578-4036040-image-a-17_1481796437955 3b6720f300000578-4036040-image-a-18_1481796460798

Shpërndaje në rrjete sociale