Rrobat ju nxjerrin në pah defektet! Ja çfarë duhet të vishni në bazë të formës së trupit tuaj

10:49 | 21 Janar 2021

Janë modelet ato që kanë përmasat ideale 90’ 60’ 90’, por ato punojnë për këto përmasa, punojnë për performancën e tyre, modelingun e kanë punë.

Imazhet e trupave perfekt që qarkullojnë kudo nëpër hapësirat virtuale kanë një ndikim negativ të dejtëpërdrejtë tek femrat (dhe kjo është e vërtetuar), shkruan “IconStyle”.

Janë modelet ato që kanë përmasat ideale 90’ 60’ 90’, por ato punojnë për këto përmasa, punojnë për performancën e tyre, modelingun e kanë punë.

“Format normale” të një femre mund të kategorizohen si : Trupi në formë dardhe, në formë molle, në formën e orës së lakur dhe trupi i rregullt i drejtë. Më poshtë do të gjeni disa këshilla që do ju ndihmojnë të zgjidhni veshjet e duhura sipas formës së trupit tuaj.

Lloji i Trupit “Mollë”

Zhvendoseni vëmendjen nga beli dhe supet tuaja. Duhet të nxirrni në pah pjesën e poshtme të trupit.
Fustanet dhe fundet e drejta ju tregojnë pa forma, ndaj duhet të guxoni të vishni veshje pas trupi.
Ngjyrat e errëta ju përshtaten në mënyrë të përkryer

Lloji i Trupit “Dardhë”

Ndryshe nga trupi mollë, femrat me format e trupit “Dardhë” duhet të përqëndrohen në pjesën e bustit dhe të qafës. Duke qenë e gjërë në pjesën e fundme të trupit dhe e ngushtë tek shpatullat ju duhet të vishni bluza fustane që me prerjen e tyre të balancojnë gjerësine e vitheve me shpatullat.

Lloji i Trupit “Drejtkëndësh”

Shmangni xhinset e gjera. Vishni funde dhe fustane që të nxjerrin në pah drejtësinë e këmbëve tuaja. Mund të vendosni një rrip në bel për të dhënë idenë e një trupi me forma të lakuara.

Lloji i Trupit “Orë e lakuar”

Ky është trupi me format më të bukura dhe duhet të visheni në atë mënyrë që të nxirrni në pah belin dhe shpatullat e vithet e lakuara. Ndiqni linjat e trupit tuaj dhe veshni rroba që janë ngjitur pas trupi.

Bluzat dhe fustanet me jakë V do të nxjerrin në pah bukurinë e bustit tuaj, por nëse doni ta zhvendosni vëmendjen nga busti juaj në pjesën e poshtme të trupit, thjesht mos e rëndoni qafën tuaj me varëse.

Lajmet më të lexuara