Trupit tonë i nevojitet energji në mënyrë që organizmi të funksionojë pa penguar.
Shpesh njerëzit mendojnë se duhet të konsumojnë vetëm ushqime me pak kalori për të humbur në peshë. Në vijim ju sjellim edhe disa rregulla si të humbni në peshë.
FIBRAT
Gjatë ditës do të duhej të konsumojmë së paku 20 g fibra, i hasim në pemë, perime dhe drithëra. Sidomos fokusohuni në ushqime të tilla nëse mëtoni të humbni në peshë, sepse fibrat ndikojnë që për kohë më të gjatë të ndiheni të ngopur.
KALCIUMI DHE VITAMINA D
Kalciumi dhe vitamina D janë të domosdoshëm për ndërtimin e eshtrave të fortë, e hulumtimet kanë treguar se mund të ndihmojnë edhe te humbja në peshë. Prodhimet e qumështit janë burimi kryesor për kalcium dhe vitamina D.
PROTEINAT
Proteinat me ujë janë substanca më e rëndësishme për organizmin e njeriut. Mishi i peshkut dhe mishi i bardhë i pulës janë të pasura me proteina, derisa i hasim edhe në bishtaja, sojë dhe prodhime të qumështit.
ÇAJI I GJELBËR
Pos se është i shëndetshëm, çaji i gjelbër ndihmon edhe te humbja në peshë. Është dëshmuar se katehina që e përmban çaji i gjelbër, përmirëson humbjen në peshë dhe ndihmon shkrirjen e kalorive.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...