Torta me Limon është një recetë e njohur italiane, e cila ka ngjajshmëri me një tortë rrumbullake, por kjo zakonisht bëhet në formë katrore, ose drejtkëndëshe.
Kjo recetë është e përsosur për mëngjes, me kafe pas dreke, ose me ndonjë pije para darke, shkruan portal arbresh.info
Koha e përgatitje 10 min
Koha e gatimit 35 minuta
Koha totale 45 minuta
Servohet për 10 persona

Përbërësit:
180 gr miell
1 lugë e gjysmë lugë çaji pluhur pjekje
1 lugë e gjysmë lugë çaji sode buke
Pak kripë
Lëkura e ½ e limonit
2 vezë
1 e verdhë e vezës
125 gr sheqer
125 gr kos të vaniljes me yndyrë
125 gr lugë gjelle vaj misri

Përgatitja:
Furra duhet të ngrohet paraprakisht në 180 gradë. Tepsinë e lyeni me vaj të lehtë.
Në një enë të mesme përzieni miellin, pluhurin për pjekje, sode buke, kripë dhe lëkurën e limonit. Këtë enë lini mënjanë.
Në një tas tjetër të madh rrihni me shpejtësi mesatare vezët dhe sheqerin, derisa të jenë kremoze dhe të lehtë, afërsisht për 5 minuta, pastaj shtoni kosin, vajin dhe përbërësit tjetër. Shtoni edhe përzierjen tjetër nga ena që keni lënë mënjanë dhe përzieni mirë për 5 minuta.
Më pas të gjithë materialin e përgatitur e vendosni në tepsi dhe piqni përafërsisht për 30-40 minuta.
Para se ta shërbeni, lëreni të ftohet.
Hidhni sheqer pluhur sipas dëshirës dhe shijoni këtë recetë italiane./arbresh.info/

“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...