Potica është një lloj rollate/buke e ëmbël tradicionalisht e mbushur me arra, por ekzistojnë edhe disa variacione të mbushjes me çokollatë, kokos, dardha të thata, lajthi, etj. Është shumë e përshtatshme për mëngjes sepse edhe kur është vjetërsuar dy-tre ditë, mund ta vendosni në toast dhe keni një fetë jashtëzakonisht të shijshme secilën herë. Një version të kësaj buke të ëmbël e gatuan edhe ime më, e cila në fakt edhe më ndihmoi në deshifrimin e recetës dhe gatimin e kësaj buke.
Përbërësit për këtë gatim janë:
Për petën:
500gr miell,
30gr maja buke,
80 gr gjalpë,
80 gr sheqer,
3 të kuq të vezëve,
250ml qumësht,
esencë vanileje,
Lëkura limoni
Për mbushjen:
500gr arra të bluara,
150 gr sheqer,
150ml qumësht,
2 vezë,
2 lugë mjaltë,
Lëkurë limoni,
Fruta të thata,
Esencë vaniljeje
Kanellë e bluar.
Për bukën procedura është mjaft e ngjashme me gatimin e bukës së zakonshme.
Në një enë vendosni majën e bukës bashkë me sheqerin dhe një lugë miell, më pas shtoni qumësht të vakët dhe lëreni që maja të aktivizohet.

Ndërkohë thyeni dhe përzieni dy të kuqë të vezës,

shtoni qumështin dhe miellin, përzieni ngadalë dhe shtoni edhe kubet e gjalpit në temperaturë ambienti.

Përziejeni mirë këtë masë derisa të keni fituar brum homogjen, gjithmonë duke e ngjeshur, nëse ka nevojë shtoni miell derisa të mos ngjis më.

Përziejeni mirë këtë masë derisa të keni fituar brum homogjen, gjithmonë duke e ngjeshur, nëse ka nevojë shtoni miell derisa të mos ngjis më.

Në anën tjetër përgatitet mbushja:

Arrave të bluara u shtohet sheqer, kanellë, lëkurë limoni, fruta të thata dhe më pas u shtohet edhe qumështi i vakët bashkë me vezët. Përzihet mirë dhe është gati për tu përdorur.

Kur brumi të ketë ardhur,

ndajeni atë në 4 pjesë

dhe më pas shtrijeni në petë me dimensionet e përshtatshme për tepsinë ku do ta piqni, duke pasur kujdes që të jetë e trashësisë rreth 0.5cm.

Në secilën petë vendosni një sasi nga kremi me arra të trashësisë së njëjtë me petën,

më pas rrotullojeni petën me kujdes për t’i dhënë formën e rollatës (për këtë qëllim, shtrijeni petën mbi një pecetë të pambuktë kuzhine e cila shërben edhe si rrotulluese).

Vendosni dy rollatat njërën mbi tjetrën në tepsi të lyer me gjalpë, dhe leni të ambient të ngrohtë edhe për disa minuta (përafërsisht 20min9
lyeni sipër me vezë për të pasur efektin mbreslënës të petës së pjekur në fund.

Dhe vendoseni tepsinë në furre për rreth 1h ne 180°C.
Tradicionalisht potica piqet në tepsi me formë të rrumbullakët dhe të thellë, me ç ‘rast dy rollata vendosen njëra mbi tjetrën, por mund ta piqni edhe në tepsi të drejtë pa problem.
Rezultati përfundimtar për mua ishte ky këtu:

Nga këtu ngjarja rrodhi kështu: e ktheva kokën për të kërkuar sheqerin pluhur, derisa e gjeta dhe u ktheva ta pluhuros sipër gatimin ende të nxehtë, potica ishte përgjysmuar! (lexo: gjysma tashmë ishte ngrënë)
Kështu që pluhurosa vetëm gjysmën e mbetur, dukej kështu:


Marrë nga: Global Cuisine
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...