Qepë të mbushura: Dreka që do ta mbani mend gjatë

10:32 | 29 Janar 2022

I keni provuar ndonjëherë qepët e mbushura me perime të ndryshme?

Nëse jo, atëherë duhet ta provoni këtë recetë, transmeton portal arbresh.info

Përbërësit:
4 kokrra qepë
Piper i kuq
150 gr panceta ( ose mish i grirë)
200 ml ujë perimesh
Djath gouda
Vaj sipas dëshirës
Kripë, piper i zi dhe erëza tjera sipas dëshirës

Përgatitja:

Qeroni qepën, prisni pjesën e sipërme dhe pastoni me kujdes. Prisni imët pjesën e mesme të qepës dhe fërgojeni me përbërësit tjerë dhe më pas mbushni qepën.

Vendosini në një enë të lyer me yndyrë dhe piqeni në furrë në 180 gradë për rreth njëzet minuta. Nga fundi i pjekjes spërkateni me gouda të grirë dhe më pas kthejeni në furrë për të shkrirë djathin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara