Qeni njihet si miku më i mirë i njeriut, por mund të jetë gjithashtu një shpëtimtar në raste rreziku.
Të martën, William Odom, 2 vjeç, nga Missouri, u zhduk nga shtëpia e tij, raporton WBTV. Prindërit e tij, Departamenti i Sherif Qarkut Harrison dhe lagjja u bashkuan për ta gjetur, ndërkohë që ishin shumë të shqetësuar për fatin e të voglit.
Më në fund grupi e gjeti djalin teksa flinte në një kamion rreth një milje nga shtëpia e tij. Por ajo çka i befasoi ishte fakti se ai nuk ishte vetëm, por bashkë me qenin e familjes.
Sherifi i Harrison County Troy Petereson tha se: “Sa herë që gjenin gjurmë të djalit gjenin edhe gjurmë të qenit të familjes pranë tij”.
“Është një histori mahnitëse. Ne jemi të lumtur që ai është mirë me shëndet dhe u rikthye në familje falë qenit”, shtoi ai.
Me sa kuptohej qeni e kishte ndjekur 2-vjeçarin në çdo hap duke i hedhur herë pas herë një sy për të qenë i sigurt se do të ishte mirë. Më tej qeni u kthye në roje duke u kujdesur për djalin teksa flinte në kamion, duke pritur derisa ta gjenin familjarët.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...