Punëdhënësit e aftë mund të marrin shumë informacione për ju vetëm përmes disa pyetjeve të zgjedhura mirë.
Por, përderisa ato pyetje mund të duken të thjeshta, faktikisht janë të dizajnuara të marrin informacione të rëndësishme nga ju.
Një pyetje e tillë është pyetja më e zakonshme që bëhet në intervista të punës: “A mund të flisni më shumë për veten tuaj”.
Pse e bëjnë këtë pyetje?
Punëdhënësit e bëjnë këtë pyetje për të parë se si kandidatët e shohin veten në lidhje me pozitën dhe çfarë vetëbesimi kanë kur i komunikojnë aftësitë e tyre.
Nëse kjo pyetje hapëse është e dobët, atëherë mund të shpie në intervistë të shkurtë.
Çfarë e bënë këtë “pyetje me truk”?
Kjo pyetje ju nxitë të flisni për jetën personale – gjë të cilën nuk duhet ta bëni!
Shumë kandidatë nuk e shohin si pyetje mashtruese, prandaj flasin vetëm nga perspektiva personale: “Unë i kamë tre fëmijë, jam e martuar, etj.”
Çfarë përgjigje kërkojnë punëdhënësit nga kjo pyetje?
Ata kërkojnë përgjigje të përqendruar në vlerat që mund t’ia sjellin organizatës dhe departamentit.
Punëdhënësi dëshiron të dëgjojë për arritjet tuaja. /Telegrafi/
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...