Shumë studime në psikologji kanë të bëjnë me marrëdhëniet dhe martesat.
Eli Finkel, profesoreshë e psikologjisë sociale në Universitetin Northëestern në SHBA, hulumtoi lidhjet modern dhe erdhi në përfundim se shumica e martesave përfundojnë në divorc për shkak të pritjeve të tepruara nga partneri, transmeton portal arbresh.info
“Ndryshimi kryesor që ka ndodhur në lidhje me shekullin e kaluar është se njerëzit po martohen gjithnjë e më shpesh me pritjen që partneri do t’i ndihmojnë ata të bëhen një version më i mirë i vetvetes, dhe kjo zakonisht nuk ndodh kurrë”, tha ajo.
Pas divorcit, Eneda Tarifa merr vendimin drastik për të ardhmen e saj
“Është e nevojshme të keni pritje realiste nga partneri juaj në mënyrë që të jeni të lumtur në një marrëdhënie apo martesë me partnerin tuaj, por edhe me veten tuaj”, shtoi ajo.
Për një martesë të sukseshme duhet patur kujdes se çfarë prisni nga marrëdhënia dhe përpiquni të kuptoni nëse ato pritje janë reale dhe realisht të arritshme. Flisni për gjithçka dhe kërkoni kompromise. Mos harroni se partneri juaj gjithashtu ka pritje nga martesa dhe nga ju./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...