Xhelozia konsiderohet si një ndër armiqtë kryesorë të një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur. Zilia dhe dyshimet në marrëdhënie shpesh kanë qenë edhe burim i një mosmarrveshje mes një çifti.
Megjithatë, studimet e fundit e thonë të kundërtën, transmeton portali arbresh.info
Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka gjetur se paragjykimet rreth xhelozisë mund të jenë të gabuara, sepse sipas tyre xhelozia mund të rol të rëndësishëm në mbajtjen e çifteve së bashku.
Hulumtuesit kanë skanuar trurin dhe matën nivelin e hormoneve të majmunëve titi, pasi ata ishin xhelozë dhe gjetën se xhelozia në një far forme mund të cilësohet si veprim që ruan jetën e partnerëve.
Sipas studimit majmunët xhelozë kanë shfaqur aktivitet më të madh në korteksin cingulal të trurit, i cili shoqërohet me dhimbje shoqërore tek njerëzit.
Studimi ka gjetur se ndryshimet nervozre dhe fiziologjike mund të mbështesin emocionet e xhelozisë, të cilat mund të veprojnë në një specie monogame për të ruajtur integritetin afatgjatë të çiftit./arbresh.info/
Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri për mbikëqyrjen e sëmund...
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...