Pse temperaturat e nxehta sjellin më shumë agresion dhe dhunë?

14:38 | 28 Qershor 2016
Arbresh.info

Kombinimi i një klime të nxehtë dhe me më pak ndryshim në temperatura sezonale të çon në një strategji më të shpejtë të jetës, përqëndrim më pak në të ardhmen dhe më pak vetë-kontrolli. gjëra këto që kontribojnë të jeni më shumë agresiv dhe të dhunshëm, transmeton Arbresh.info.

Shumë studime kanë treguar se nivelet e dhunës dhe agresionit janë më të larta në temperatura të nxehta , por shpjegimet se pse kjo është kështu nuk janë të kënaqshme sipas studiuesve.

Kështu ata kanë zhvilluar një model të ri për t’i përballur agresionin për shkak të klimës dhe vetë kontrollin dhe në këtë mënyrë ata besojnë se mund të ndihmojnë që të shpjegojnë ndikimin e klimës në normat e dhunës.

“Klima ndikon në formën se si njerëzit jetojnë, në kulturën dhe në mënyra që ne nuk mendojnë rreth jetës tonë të përditshme”, tha Brad Bushman profesor i komunikimit dhe psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Ohios në SHBA.

“Ne besojmë përleshja e këytre mund të ndihmojë për të gjetur dallimet në mes agresionit dhe dhunës mes vendeve të ndryshme” tha ai.

Model i përgjithshëm i Agresionit sugjeron temperaturat e nxehta për të bërë njerëzit të pakëndshëm dhe i irrituon, pra kështu ata bëhen më agresiv. Por kjo nuk shpjegon aktet më ekstreme si vrasjet” tha Bushman.

Një shpjegim tjetër është se kur njerëzit janë jashtë dhe ndërveprojnë më shumë me të tjerët kur moti është i ngrohtë çon në më shumë mundësi për konflikt. Por kjo nuk do të shpjegojë pse ka më shumë dhunë kur temperatura është 35 grad Celsius sesa kur ajo është 24 grad Celsius edhe pse njerëzit mund të jetë jashtë në dy rrethana.

Modeli i përplasjes thotë se nuk janë vetëm temperaturat e nxehta ato që çojnë në më shumë dhunë por është edhe ndryshimi i temperaturës sezonale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale