Prej momentit që u konfirmua i prekuri i parë me koronavirus, pamë një përdorim masiv të maskave dhe dorashkave nga ana e njerëzve, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Por një mjeke britanike ka bërë të ditur se përdorimi i dorashkave mund të rrisë rrezikun e infektimit me koronavirus.
Dr. Simran Deo tha për The Mirror se dorashkat mund të përmbajnë mikrobe dhe viruse në sipërfaqen e tyre, kur dikush ka kollitur apo teshtitur mbi to.
“Ndërkohë që dorashkat mund t’i mbrojnë duart nga kontakti me virusin, ato mund ta mbajnë virusin në sipërfaqen e tyre, duke rritur rrezikun e transmetimit të tij nëse prekim fytyrën, ushqimet apo të tjerët”, – shpreh Deo.
Dr. Dao shtoi se larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun dhe dezinfektimi i tyre me antibakterial është mbrojtja më e mirë nga koronavirusi.
Po ashtu, ajo këshilloi shmangien e kontaktit të ngushtë me të tjerët, ndërsa ata që kanë simptoma të ngjashme me gripin të qëndrojnë në shtëpi.
Nëse i përdorni dorashkat këtë periudhë, sigurohuni që kur t’i hiqni të tregoheni të kujdesshëm dhe pas kësaj të lani duart për 20-30 sekonda, në mënyrë që të shmangni ndonjë rrezik të mundshëm.
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...