Kjo ndodh kur ju dhe partneri/partnerja putheni, por nuk rezistoni dot pa shkëmbyer ndonjë kafshim të vogël. Disa njerëz mendojnë se kafshimi i buzëve të dikujt tjetër është një metodë sadomazokizmi, por nuk ka të bëjë me dicka negative.
Në fakt, është një reagim momenti që lidhet me pasionin që ndjeni për partnerin/partneren tuaj. Është një veprim natyral, ndonëse ju mendoni se është dëshirë paksa e paarsyeshme.
Ekspertët e kanë quajtur këtë “fenomen agresioni i butë” pasi analizuan dhe dolën në konkluzione se ndihmon në kontrollimin e emocioneve. Studiuesit sugjerojnë se ne i shfaqim ndjenjat në mënyra të ndryshme, shkruan ora news.
Ka raste që ne jemi të tensionuar dhe zgjedhim të numërojmë deri në 10 për të kontrolluar zemërimin sepse e dimë që mund të ketë pasoja negative nëse veprojmë pa menduar. Truri ynë përbëhet nga 3 pjesë, të ndara në ndjenja, emocione dhe instikte.
Studiuesit tregojnë se në rastet kur nuk përmbani dot dëshirën për të kafshuar buzët e partnerit/partneres, është thjesht një mënyrë për të treguar dashuri dhe pasion për të.
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...
Inter me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Dortmundit
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...