Personat të cilët preferojnë ta mbajnë dhomën e gjumit me temperatura të freskëta, mund të jenë duke ditur më shumë se njerëzit e zakonshëm.
Sipas një artikulli të shkruar nga Dr. Christopher Winter, dhe të publikuar nga ‘Huffington Post’, temperaturat e dhomës së fjetjes mund të jenë faktori kryesor në një gjumë kualitativ.
Edhe pse shumica prej neve mund të mos e kemi menduar rëndësinë e temperaturës në dhomën e gjumit, doktori thotë se dhoma duhet të jetë mes 15 dhe 19 gradëve Celsius për një gjumë sa më të mirë.
Por pse kanë rëndësi numrat në termostatin tonë? Temperaturat tona të trupit rriten dhe zbriten gjatë periudhës 24-orëshe, transmeton telegrafi ku numrat më të lartë ndodhin në pasditen e vonshme dhe numrat më të ulët rreth orës 5 të mëngjesit.
Gjumi zakonisht fillon kur niveli i temperaturës së trupit bie, prandaj një dhomë e ftohtë mund të na inkurajojë të flemë më shpejtë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...