Ngrohtësia e pamjaftueshme prindërore dhe ashpërsia në mjedisin familjar, mund të ndikojë që fëmijët të bëhen agresivë dhe asocial.
Studiuesit në Universitetin e Miçiganit (UM), Universiteti i Pensilvanisë dhe Universiteti Shtetëror i Michiganit kanë studiuar 227 palë binjakësh identikë, transmeton portali arbresh.info
Ata analizuan dallime të vogla në prindërimin që çdo binjak përjetoi për të përcaktuar nëse këto dallime parashikojnë mundësinë e shfaqjes së sjelljeve antisociale.
Ata gjetën se binjaku që përjetoi një trajtim më të rreptë ose më të ashpër dhe më pak ngrohtësi emocionale nga prindërit, kishte një shans më të madh për të treguar agresionin dhe mungesën e ndjeshmërisë dhe busullës morale, një grup karakteristikash të njohura si tipare të padëshirueshme.
Hulumtuesit vlerësuan sjelljen e fëmijëve duke i kërkuar nënës të raportojë mbi 35 tipare që lidhen me agresionin dhe tiparet tjera asociale.
Sipas Luke Hyde, autor i studimit, kërkimi është bërë te binjakët me qëllimin që për shkak të ADN-së së njejtë, të gjejnë më lehtë trajtimin e prindërve te fëmijët./arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...