Le të bëhemi të sinqertë, të gjithë e kemi të paktën një shok apo shoqe që poston fotografi nga palestra. Apo ndoshta ai person jeni ju.
Të shohësh se dikush ka vrapuar 15 kilometra në mëngjes mund të jetë inspiruese por edhe shumë e bezdisshme, transmeton arbresh.info.
Studiuesit nga Universiteti Burnel në Londër kanë kryer një studim se për se njerëzit postojnë fotografi nga ushtrimet e tyre fizike dhe rezultatet janë të pa pritshme dhe lidhen me gjendjen psikologjike të këtyre personave.
Të varur nga vëmendja dhe fama
Personat të cilët janë të njohur për “dokumentimin” e secilit ushtrim që e bëjnë, qoftë ai edhe një vrapim i thjeshtë priren të jenë narcisist.
“Narcisistët janë ata të cilët kanë postuar më së shpeshti fotografi që tregojnë arritjet e tyre, postime këto që u motivuan nga nevoja e tyre për vëmendje dhe vlerësim nga komuniteti i rrjeteve sociale”, thuhej në përfundimin e këtij studimi.
Prandaj, nëse nuk keni ndonjë ushtrim kreativ dhe frytdhënës, ndoshta do të ishte më mirë që ato postimet e përditshme në rrjetet sociale për përparimin e juaj të mos bëhen publike./Arbresh.info
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...
Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 milia...
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...