Përse buka e zezë duhet të zëvendësojë atë të bardhën?

07:01 | 6 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Buka eshte nga produktet ushqimore me te lashta e perdorur gjeresisht nga njerezimi si baze e ushqimit. Edhe ne vendin tone buka ze nje vend kryesor ne dieten e perditshme. Por perdorimi kaq I gjate I bukes nga njerezimi ka bere qe ajo te pesoje transformime te ndryshme dhe fatkeqsisht per keq deri ne ditet e sotme. Rritja e kerkeses per buke me shtimin e popullsise ne bote ka nxitur prodhimin industrial masiv te saj. Kalimi nga prodhimi artisanal ne ate industrial e ka bere kete produkt shume me inferior nga c’ka qene.
Llojet e bukes qe perdoren kryesisht ne shqiperi:
Buke gruri e zeze & e bardhe, thekre, e perzier, misri (e perzier), kallamoqe, me rralle qiqre, geshtenje.
Sa me e bardhe buka aq me e shkurter jeta!
Buka e bardhe behet me miell te bardhe. Gruri ka tre perberes kryesore: levoren, embrionin dhe endosporin. Levorja eshte pjesa me e pasur ne fibra bimore dhe minerale. Embrioni eshte pjesa me permbajtje te konsiderueshme disa acidesh lyrore shume cilesore dhe gjithashtu permban vitamine E e cila pikerisht mbron keto acide lyrore nga oksidimi. Ne te njejten menyre vitamina E vepron ne organizem duke mbrojtur kolesterolin qe qarkullon ne gjakun tone nga oksidimi. Kolesteroli eshte nje substance me rol shume te rendesishem ne funksionin e organizmit por kur oksidohet kthehet ne nje nga armiqte kryesore te eneve te gjakut. Se fundmi, endospori eshte pjesa me e madhe e kokrres se grurit dhe ne perqindjen me te larte te tij eshte amidon (sheqer). Kur gruri bluhet per miell te bardhe, levorja dhe embrioni shkeputen dhe mbetet vetem endospori.
Ne kete menyre mielli I bardhe ka humbur:
Te gjithe vitaminen E
Te gjithe acidet lyrore te pangopura
50% te kalciumit
70% te fosforit
80% te hekurit
98% te magnezit
50-80% te te vitaminave B
Pervec se mielli I bardhe mbetet vetem me kalorite, ai zbardhet me kimikate ku perberes kryesor eshte klori I cili ne reaksion me proteinat e miellit mund te formoje nje substance teper toksike qe quhet “alloxan”. Miellit te bardhe I shtohen edhe lende te tjera qe ndihmojne ne maturimin e tij dhe ne perpunimin sa me te kollajte. Ai preferohet shume nga konsumatori pasi eshte shume komod ne gatim dhe mjaft I shijshem.
Perdorimi masiv I miellit te bardhe ne ushqim ka pasur si rezultat perkeqsimin e ndjeshem te cilesise se dietes dhe te shendetit te populates. Rritja e ndjeshme e prevalences se diabetit mund te jete e lidhur edhe me kete fakt. Duke perdorur miell te bardhe eshte ulur ne menyre drastike sasia ditore e fibrave e cila ka pasoja serioze ne shendetin e aparatit tretes dhe jo vetem. Jo me kot ne bote degjohet shprehja: “sa me e bardhe buka aq me e shkurter jeta”!./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale