Një nënë nga Bolton i Anglisë apelon ndaj ndjekësve të saj në rrjete sociale që të shmangin një tendencë të TikTok që përfshin zierjen e një veze në mikrovalë.
Shafia Bashir, 37 vjeç, pësoi djegie të rënda në fytyrë teksa u përpoq të ziente një vezë sipas një teknike virale në Tik Tok.
Instruksionet në internet e këshilluan 37-vjeçaren të fuste një vezë në një filxhan me ujë dhe më pas ta vendoste në mikrovalë, raporton Euronews.al.
Por pasi e hoqi përzierjen nga mikrovala dhe e preku vezën me një lugë të ftohtë, veza shpërtheu duke i shkaktuar djegie të rënda në fytyrë.

“Nuk dua që dikush tjetër ta kalojë këtë, sepse është në trend në TikTok. Ishte dhimbja më torturuese e jetës sime. Ishte një kohë e frikshme për mua dhe një agoni absolute.

Po vdisja nga uria, ish-vjehrra më tha për këtë metodë të re për zierjen e vezëve. Ajo më mësoi si të ziej një vezë në mikrovalë.

Mbusha filxhanin me ujë të valuar, hodha vezën dhe kripën dhe e vendosa për një minutë. Nuk ishte bërë dhe e vendosa për një minutë tjetër. Pasi veza shpërtheu kam përjetuar 12 orë dhimbje në fytyrën time”, u shpreh 37-vjeçarja.
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...