Motrat nuk shqetësohen për kohën apo distancën. Ato kanë një lidhje të padukshme që është kultivuar në zemrat e tyre.
E dimë të gjithë që lidhja vëllazërore është zakonisht një sistem mbështetjeje i jashtëzakonshëm. Vëllezërit tanë dhe motrat tona janë ata anëtarë të familjes të cilët do bashkëpunojnë me ne për të gjithë jetën.
Ne ndajmë me ta një të shkuar, eksperienca dhe lidhje emocionale që zakonisht është e ndërtuar në një mënyrë shumë të veçantë në rastin e motrave.
Lidhja mes motrave na çon pas në vitet e fëmijërisë kur “luftonim” për fustanet, për të vendosur autoritetin sepse duhet të ishim fëmija i parë i familjes, apo kur na kapte inati pse ishim më e vogla.
Lidhja mes motrave ushqehet nga dashuria që nuk skadon kurrë, që nuk kupton distancat dhe që shqetëson çdo ditë mirëqenien reciproke.
Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Illinoisit, marrëdhënia mes vëllezërve do të thotë fëmija kupton për herë të parë që ka një të ngjashëm me veten. Diçka esenciale kjo që prindërit duhet ta marrin në konsideratë.
Nga ana tjetër, gjëja më interesante e lidhjes mes motrave është se, zakonisht është diçka shumë komplekse vitet e para të fëmijërisë.
Megjithatë, kur arrijmë moshën e pjekurisë, kjo marrëdhënie kthehet në një shtyllë të mrekullueshme, një aleancë të jashtëzakonshme./oranews
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit