Dashuri në kohen e Covid-19. Dy të rinj izraelit kurorëzuan dashurinë e tyre, në kushte tepër të pazakonta.
Edhe pse kishin shpërndarë ftesa të shumta, vetëm familjarët e afërt ishin të pranishëm në ditën më të lumtur të jetës së tyre.
Të ftuarit e tjerë ishin të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit dhe vendimi i fundit i qeverisë lejon zhvillimin e dasmave me vetëm 10 të ftuar.
Ndryshe e kishin imagjinuar, e megjithatë, kjo periudhë krize globale nuk ua prishi ditën. “Është ndryshe nga se e kishim imagjinuar, por mbetet perfekte”, tha nusja Roni Ben-ari.
“Është ndryshe dhe një mënyrë unike për t’u martuar. Po mësohemi me situatën”, u shpreh dhendri Yonatan Meushar. Disa nga miqtë e çiftit përdorën teknologjinë për të qenë pjesë në dasme, në një farë mënyre. Të sapo martuarit kryen të gjitha ritualet tradicionale dhe mes tyre edhe vallëzimin e parë si burrë dhe grua, dukshëm dhe në këto pamje.
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...