Pasi humbi vajzën e saj të vogël 40 vitë më parë, kjo grua nga India ka gjetur ngushëllim duke ndihmuar vajzat e reja të pastreha.
Për më shumë se 30 vite, 80-vjeçarja ka adoptuar më shumë se 800 vajza, transmeton portali arbresh.info

Një shtrat që ka vendosur ajo jashtë shtëpisë nuk është për qëllime dekorative. Doktoresha Sarojini Agarwal e ka vendosur në shenjë mirëseardhje për fëmijët jetimë, ose ata që janë të braktisur.
Shtëpia e saj është kthyer në një simbol të dashurisë.
Për më shumë se 30 vite, shtëpia e saj ka pranuar rreth 800 vajza. Ajo e ktheu shtëpinë e saj në strehimore në vitin 1985.

Ngushëllim për vajzën e vdekur, ajo e transformoi në një forcë të fuqishme të dashurisë, duke e kompenzuar dhimbjen e saj me dashurinë që të tjerëve u mungonte.

Vajza e parë që kishte adoptuar ajo ishte një vajzë e shurdhë-memece, nëna e të cilës kishte vdekur në punë. Më pas ajo morri tre vajza të tjera, prindërit e të cilave humbën jetën në një aksident. Më pas shtëpia e saj u mbush me vajza që nuk kishin përkrahjen e prindërve ose të cilat i kishin humbur ata.

Ajo u ka ndihmuar vajzave që të marrin edukimin e duhur, në mënyrë të bëjnë jetë të pavarur dhe të gjejnë punë. Shumë nga vajza që ndodhen në shtëpinë e saj marrin edukim adekuat./arbresh.info/
Tërmet në Tetovë
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...