Pantallonat e lëkurës janë sa të “urryera” aq edhe të pëlqyera nga vajzat.
Ato që nuk janë të bekuara me trupin perfekt nuk duhet të heqin dorë nga pantallonat e lëkurës pasi mund të zgjedhin një palë të gjera, të cilat duken po aq bukur sa të ngushtat, madje edhe më të përshtatshme për t`u veshur gjatë ditës. Nëse dini t`i mbani dhe t`i kombinoni mirë, është e sigurt që do të dukeni plot stil teksa ecni rrugëve të qytetit. Nuk janë të thjeshta për t`u kombinuar dhe sidomos kur bëhet fjalë për t`i veshur në përditshmëri, megjithatë, nëse edhe ju keni një palë që rrinë prej kohësh në dollap, po ju japim disa ide se si mund t`i kombinoni.
Të ngushta dhe me bel lart janë pantallonat perfekte për vajzat elegante. Nëse doni t`i vishni për të dalë në darkë, fare mirë mund t`i kombinoni me një bluzë të zezë të tejdukshme, si Olivia Culpo në këtë foto. Shtoni disa aksesorë me ngjyra që bien në sy dhe jeni gati për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve!

Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...