Google ADS

Pakësoni yndyrën dhe kaloritë

21:05 | 12 Shkurt 2015
Arbresh Info

Ndiqni disa hapa të thjeshtë, për të ulur ca sasinë e kalorive dhe yndyrës së konsumuar.

Nëse arriti të zvogëloni sado pak kaloritë dhe yndyrën e konsumuar gjatë çdo ushqimi, ju do të përfitoni më shumë në periudha afatgjata.
Në vazhdim do t’ju propozojnë disa hapa të thjeshtë të cilat mund t’i ndiqni për të ulur ca sasinë e kalorive dhe yndyrës së konsumuar.
Zëvendësoni mishin më të yndyrshëm me atë më pak të yndyrshëm, si për shembull përdorni mish të bardhë të shpendëve në vend mishit të kuq.

Piqeni ose zieni ushqimin në vend se ta fërgoni në vaj, pasi procesi i fërgimit i ngop yndyrat, dhe i shndërron yndyrat e mira të pangopura në trans-yndyra të dëmshme.
Largoni lëkurën nga shpendët, largoheni yndyrën e dukshme nga mishi dhe të verdhën e vezës. Pse duhet të shqetësoheni për yndyrën e fshehur, kur yndyra që dëmton më së shumti është ajo që ju mund ta shihni dhe ta largoni atë?

Blini produkte me pak yndyrë dhe pa sheqer. Nëse nuk e keni provuar ushqimin e paktë ose pa yndyrë (veçanërisht djathin), është koha ta provoni. Këto ushqime po ashtu janë të shijshme. Nëse ndonjë lloj djathi nuk ju duket i shijshëm, provoni ndonjë lloj djathi tjetër të ndonjë tjetër prodhuesi. Dhe gjithmonë do të kurseni kalori duke zëvendësuar qumështin e plotë me qumësht pa yndyrë ose duke shfrytëzuar djathë natyral me pak yndyrë, si mozzarella, në vend të djathit të pasur me yndyrë, si kaçkavalli.

Përzini mishin, djathin dhe ushqimet tjera me yndyrë të lartë, me versione tjera me më pak yndyrë, nëse nuk dëshironi t’i zëvendësoni krejtësisht. Kështu do të ulni edhe yndyrën edhe kaloritë që konsumoni./rtklive/

Shpërndaje në rrjete sociale