Një lloj i ri “kuzhinierësh” po bëjnë bujë në skenën e restoranteve parisiene në lagjen Beaubourg të kryeqytetit francez.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për restorante si piceria e re ‘Pazzi’ e cila është e pajisur tërësisht nga robotë, nga marrja e porosive, përgatitja e brumit, deri tek vendosja e picave në kuti.
“Ne jemi në një proces shumë të shpejtë, me një kontroll të përsosur të kohës, një kontroll të cilësisë pasi kemi një qëndrueshmëri të ofruar nga robotika, dhe më pas një mjedis mjaft i freskët dhe i relaksuar”, thotë bashkë-shpikësi i robotit ‘Pazzi’, Sébastien Roverso.
“Ideja është gjithashtu të kaloni disa minuta të këndshme duke parë robotin ndërsa prisni të bëhet pica juaj”.
Siç bëhet e ditur, projekti zgjati tetë vjet zhvillim ndërsa ekipi rregullonte me përpikmëri krijimin e tyre për të siguruar që në mënyrë të vazhdueshme të mund të jepte pica me cilësi më të lartë në mënyrë autonome.
“Ajo që është e vështirë është brumi”, shpjegon Thierry Graffagnino, një konsulent kuzhinierësh në Pazzi dhe kampion i trefishtë botëror i picave. /Telegrafi/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...